Ish-drejtori i Policisë: Serbia po provokon, Qeveria ta lajmëroj në Bruksel

09:38 | 16 October 2024
ish-drejtori-i-policise:-serbia-po-provokon,-qeveria-ta-lajmeroj-ne-bruksel


Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së, Rashit Qalaj thotë për “Front Online” se Serbia e ka shkelur marrëveshjen për pikat kufitare. Ai thotë se shteti serb po provokon.

“Është provokim, se në marrëveshjen e integruar të kufirit është një forcë tjetër përveç policëve kufitar të Kosovës respektivisht Serbisë që gjenden në pikën kufitare askush tjetër nuk është i lejuar që të afrohet në zonën ndërmjet dy pikave kufitare”, u shpreh Qalaj. Ai ka bërë thirrje tek Qeveria që këtë veprim të Serbisë ta përcjelli në Bruksel.

“Ky është problem politik. Ky rast duhet të raportohet nga Qeveria e Kosovës sa më shpejt në Bruksel që të marrin masa ndaj Serbisë”, thotë Qalaj.

 

Komento: