Rashit Qalaj, ish-Drejtor i Policisë së Kosovës dhe kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se sigurimi shëndetësor dhe jetësor për policët është në planin e qeverisë së Bedri Hamzës.
‘’Në lidhje me sigurimet shëndetësore për policët mund të them që është në planin qeverisës të Bedri Hamzës, pra të Partisë Demokratike’’, tha Qalaj për FrontOnline.
Ai ka deklaruar se kjo është një prej prioriteteve të Qeverisë, duke e përfshirë në pjesën e parë të mandatit të ri qeveritar. Sipas tij, është e papranueshme që pjesëtarët e forcave të sigurisë, përfshirë policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe ata të AKI-së, të mos kenë sigurim shëndetësor, dhe ka shtuar se do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme për të siguruar mbështetje të plotë për këto grupe.
‘’Sa më shpejtë që është e mundur në pjesën e parë të mandatit të bëhet të bëhet sigurimi shëndetësor e jetësor. Është e pakuptimte që të vazhdohet tutje që pjesëtaret e policisë, zjarrfikësit, pjesëtarët e AKI-së e ushtarët të mos kenë sigurim shëndetësor dhe besoj që do të jetë njëra ndër prioritetet kryesore të qeverisë së Bedri Hamzës’’, përfundoi Qalaj.