Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rashit Qalaj, ka konfirmuar për Front Online se një numër, siç ka thënë ai, enorm i makinave zyrtare të Qeverisë po “konvertohen me tabela civile”.
Qalaj ka deklaruar për “Front Online” se kjo gjë është e pakuptime, si dhe lë vend për keqpërdorim.
“Veturat zyrtare që i kanë në shumicën e rasteve po i përdorin me targa civile. Kjo gjë nuk ka arsye dhe është e pakuptimtë, por dhe lë shumë dyshime për keqpërdorime”, deklaroi Qalaj për “Front Online”.