Ish-drejtori i QKUK: Mërgata, shkollimi dhe ekonomia po ndikojnë në uljen e natalitetit në Kosovë

09:38 | 12 January 2025
ish-drejtori-i-qkuk:-mergata,-shkollimi-dhe-ekonomia-po-ndikojne-ne-uljen-e-natalitetit-ne-kosove


Ish-drejtori i QKUK-së dhe gjinekologu, Curr Gjocaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me rënien e natalitetit në Kosovë, duke identifikuar disa faktorë kryesorë.

Gjocaj po ashtu theksoi se familjet kosovare janë më të vogla dhe më të shkolluara, dhe se mentaliteti mbi familjen ka ndryshuar, duke çuar në dëshirën për të pasur më pak fëmijë.

Një tjetër faktor që ndikojnë në rënien e natalitetit janë kushtet ekonomike, sipas Gjocaj.

“Ka disa faktorë. Ka shumë mërgatë që jetojnë jashtë e nuk lindin këtu por jashtë dhe regjistrohen me vonesë këtu, familjet janë me më pak numër e më të shkolluar dhe nuk kanë dëshirë të bëjnë shumë fëmijë. Kanë mentalitet tjetër mbi familjen jo si më herët. Ndikim ka edhe kushtet ekonomike”, ka deklaruar Gjocaj.

 

Komento: