Ish drejtori i RTK-së i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj në një intervistë në Klan Kosova ka thënë se shkarkimin e tij e ka kërkuar Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk kam pasë kontakt direkt, as nuk e njoh e as zërin nuk ia kam dëgju, ajo që di se me te tjerët ka diskutu dhe ka kërku largimin e Shkumbinit, thjesht për me bë ndryshim tjetër dhe sot nuk e kam të qartë për çfarë ndryshimi”, ka thënë ai.
Ai teksa u pyet sërish se a e ka kërkuar Dejona Mihali shkarkimin e tij, Ahmetxhekaj tha “absolutisht që po”.