Ish e fejuara e Haxhi Krasniqit bëhet nënë, babai i foshnjës është futbollist i njohur

23:00 | 20 Maj 2022

Heidi Lushtaku ëshë bërë nënë për herë të parë.

Futbollisti i njohur turk, Merih Demiral, ka njoftuar se është bërë baba i një djali.

Përmes një postimi në “Instagram”, mbrojtësi i Juventusit bëri të ditur edhe se kush është partnerja e tij, shkruan Gazeta Express.

Demiral publikoi fotografi me ish të fejuarën e boksierit kosovar Haxhi Krasniqin, Heidi Lushtakun.

“Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi 24-vjeçari krahas fotografive të publikuara.

Demiral është i huazuar këtë sezon te Atalanta, teksa kartoni i tij është ende në pronësi të Juventusit.

Megjithatë, Atalanta ka të drejtë të shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij pas përfundimit të sezonit.

Komento: