Ish gjyqtari i EULEX-it-Cramonit për vizat: Fjalët s’mjaftojnë, kosovarët janë lodhur

10:52 | 20 Korrik 2022

Simons-Cramonit për vizat: Fjalët s’mjaftojnë, kosovarët janë lodhur.

Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, thotë se qytetarët e Kosovës janë të lodhur me premtimet e pafundme sa i përket heqjes së vizave.

Simmons ka replikuar në Twitter në cicërimën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ku ajo kërkon që BE-ja t’i liberalizojë vizat për kosovarët raporton Gazeta Express.

“Populli i Kosovës është i lodhur nga premtimet e pafundme. Vetëm veprimi do ta rikthejë kredibilitetin. Fjalët janë të pamjaftueshme më”, ka shkruar Simmons.

BE-ja dje hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo po shihet si momentum që BE-ja të marrë vendim edhe për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Komento: