Ish gjyqtari tregon se a u anlua me të drejtë goli i Milanit mbrëmë

12:20 | 09 Nëntor 2020

Ish-arbitri: Anulimi i golit ishte i drejtë! Ja pse ndryshon kjo prekje me dorë nga ajo dikur në Firence.

Ish arbitri Mauro Bergonzi në TMW Radio komentoi mbi çështjet e gjyqtarëve të javës së fundit, me një fokus te Milan-Hellas Verona 2-2:

“Le të fillojmë me golin e Calabria, shumë e drejtë për ta anuluar. Nuk ka natyrë vullnetare ose të pavullnetshme kur shënon një gol me dorë ose kur dora siguron ndihmën me një prekje të menjëhershme.

Rregullorja thotë se ai siguroi menjëherë ndihmë – fjala kyçe, kjo – asist për Calabrinë pas prekjes, prandaj rregullorja zbatohet në mënyrë të përsosur.

Njësoj si goli i Ibrahimovic në Firence, që u diskutua shumë pasi u anulua me pa të drejtë?

“Nuk kishte asnjë drejtpërdrejtësi në atë prekje të krahut. Kishin kaluar disa sekonda, kishte edhe një driblim dhe pastaj goli. Fjala drejtpërdrejtë bën ndryshimin, sepse largoi interpretimin e gjyqtarit dhe për këtë arsye shmang disa probleme.

Guida është në formën më të mirë nga të gjithë, i vendosur, ka raporte të mira me lojtarët. Unë i jap një notë të lartë për rrugën që po bën, shumë mirë Guida”.

Komento: