Ish-kandidati i VV-së për deputet: Thaçi mbetet figura më e rëndësishme që lidhet me çlirimin, pavarësinë dhe njohjet e Kosovës

11:38 | 14 March 2025
ish-kandidati-i-vv-se-per-deputet:-thaci-mbetet-figura-me-e-rendesishme-qe-lidhet-me-clirimin,-pavaresine-dhe-njohjet-e-kosoves

Ish-kandidati i VV-së për deputet, Xhavit Drenori, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka bërë me dije se Thaçi mbetet figura më e rëndësishme politike që lidhet me çlirimin, pavarësimin dhe njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kërkuar liri për çlirimtarët që po mbanë në Hagë.

“Hashim Thaçi mbetet figura më e rëndësishme politike që lidhet me #çlirimin, #pavarësinë dhe #njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Liri për Çlirimtarët!”, ka shkruar Drenori.

Komento:
loading