Ish-këshilltari i Isa Mustafës tregon se për ҫfarë kanë folur LDK-ja e VV-ja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ish-këshilltari i Isa Mustafës tregon se për ҫfarë kanë folur LDK-ja e VV-ja

23:33 | 03 Dhjetor 2019

Ish-këshilltari i Isa Mustafës ka treguar se për ҫfarë kanë folur LDK-ja e VV-ja.

Avokati Besnik Berisha ka thënë se mes kryetarëve të partive LDK dhe VV, Isa Mustafa dhe Albin Kurti respektivisht, nuk është biseduar për ndarjen e posteve por vetëm për fuqinë e tyre.

“Dje është diskutuar vetëm për ndarjen dhe fuqinë e posteve dhe jo të ministrive. Është folur për fuqinë e kryeparlamentarit, presidentit dhe kryeministrit”, ka thënë Berisha.

“Kam burimet e sakta të mijat se çfarë është folur. Kjo është vetëm vazhdimësi e asaj që është biseduar në fundjavë mes të dyve. Nuk është folur për ndarje të dikastereve por vetëm për ndarjen e fuqisë së posteve deri në ministrinë e fundit”

“LDK ka traditë shumë më të madhe shtetndërtuese dhe të qeverive se VV’ja. Vetëm kryeparlamentari i takon VV’së. Nëse nuk arrihet marrëveshja VV ka edhe tri parti tjera shqiptare me të cilat mund të arrijë marrëveshje”.

Komento: