Ish-këshilltari i Kurtit për VV-në: Kush nuk punon, bën video

21:41 | 05 October 2022

Shkëlzen Gashi godet VV’në: Kush nuk punon, bën video.

Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi ka goditur Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se ‘kush nuk punon, bën video’.

Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 komentoi publikimin e videos nga VV’ja ku sulmoheshin pushtetarët e 20-vitetve të fundit.

Sipas tij, në video nuk duhej të kritikoheshin ata që tani janë në Hagë.

“Me këto akuza e kritika unë jam pajtu, dhe mendoj që 50.2 përqind e qytetarëve që e kanë votu VV për shkak se nuk janë pajtu me qeverisjen 20 vjeçare të këtyre partive politike. Cka nuk pajtona është se nuk bën të kritikohen ata që janë në Hagë. Kjo video edhe VV’ja kur po I përmend ata që për 20 vjet që kanë qeverisë dhe e kanë shkatrru vendin nuk po e akuzon pë rata cka janë në Hagë por për atë cka kanë bo për 20 vjet. S’pajtohem me ata që nuk i përmendin meritat e këtyre njerëzve për 20 vjet, për shembull kur flitet për deklaratën e pavarësisë së Kosovës, leximin e saj, ose kur festohet përvjetori i pavarësisë së Kosovës, këtë vit dhe vitin e kalum që VV’ja ke në pushtet, nuk nxorën pamje ku shihen figurat e dy personave që sot janë në Hagë, Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit. Ose për shembull, nuk përmenden dy prej seneve më të rëndësishme të tyre që janë autostrada Ibrahim Rugova dhe autostrada Arbër Xhaferi”, tha ai.

Mes tjerash, Gashi përmendi edhe emrin e liderit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili po ashtu u përmend në këtë video. Gashi tha se Abdixhiku nuk ka asnjë lidhje me qeverisjen 20 vjeçare, pasi sipas tij, ai ka qenë shumë kritikë për keqqeverisjet.

“Aty i fusin edhe disa prej personaliteteve që nuk kanë asnjë lidhje me qeverisjen 20 vjeqare të atyre pushteteve, konkretisht me Lumir Abdixhikun, I cili jo vetëm që nuk ka pas lidhje me ta, por ka qenë shumë kritik përmes shkrimeve dhe paraqitjeve televizive. Nuk ka pranu rrëzimin e Qeverisë Kurti në pandemi, nuk ka pranu me qenë ministër në Qeverinë Hoti, ilegale e ilegjitime”, tha ai.

Tutje, Gashi tha se VV’ja imiton modelin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku incizohen gjërat se si ishin dhe si janë tani.

“Është një fjalë që thotë: Kush nuk punon bën video, këta nuk duhet me bo video por me punu. Këta e kanë një model që është modeli cka bën Edi Rama në Shqipëri, shko incizoje që këta e kanë bo keq pëer 20 vjet, edhe ndreqe: Ishte-Është”.

Komento: