Ish-këshilltari i Kurtit thotë se Presidentja nuk mund ta refuzojë dekretimin e kryeprokurorit

20:17 | 13 Prill 2022

Ish-këshilltari i Kurtit: Presidentja nuk mund ta refuzojë dekretimin e kryeprokurorit.

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha ka kritikuar përzgjedhjen e kryeprokurorit.

Ai tha se roli, respektivisht dekretimi nga ana e presidentes ka vetëm rol ceremonial, ose formal, thënë ndryshe.

Tutje, Berisha përmes një postimi në rrjetin social shtoi se Qeveria nuk e ka marrë seriozisht punën për përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

“Presidentja Osmani nuk ka asnje mundesi te refuzoje dekretimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit. Dekretimi ne kete rast ka thjeshte karakter formal/ceremonial.

Puna per permiresimin e sistemit te drejtesise nuk eshte marre mjaftueshem seriozisht nga kjo qeveri. Vettingu qe s’po permendet me nuk do t’mund te realizohet edhe ashtu.

E qytetari i Kosoves mbetet ne meshiren e “blerimave” tjere”, ka shkruar Berisha.

Komento: