Ish-komandanti Gashi për Qeverinë: Homazhet po bëhen për poena politike, protezat e invalidëve nuk i kanë paguar

18:33 | 06 Mars 2024
ish-komandanti-gashi-per-qeverine:-homazhet-po-behen-per-poena-politike,-protezat-e-invalideve-nuk-i-kane-paguar


Ish-komandanti i UÇK-së, Latif Gashi thotë se nuk është i kënaqur me punën që janë duke e bërë Qeveria për dëshmorët.

Sipas Gashit, këto homazhe po bëhen për poena politike.

“Pra, s’ka rëndësi kush e gëzon, s’ka rëndësi kush kënd, le të shkoj kush të dojë, por a është e kënaqshme se çka është duke u bërë, jo. Se ti shko në homazhe merr edhe poena politike, por dihet që protezat e invalidëve nuk i kanë paguar dhe fare nuk kanë respekt për fëmijët e dëshmorëve, dhe sa raste janë që janë qit prej pune. Pavarësisht këtyre, ne jemi hy në luftë për me qenë toka e lirë”, u shpreh ai për Front Online.

Komento: