Ish-komandanti i KFOR-it: Kosova s’duhet të zbatojë me çdo kusht sundimin e ligjit kur bëhet fjalë për targat

10:05 | 30 Dhjetor 2022

Ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buhler, duke folur për tensionet e fundit në veri, ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet se konflikti mund të përshkallëzohet në një shkallë më të gjerë.

Ai thotë se KFOR ka kapacitete për të kryer detyrat e veta në çdo kohë.

“E dini, Kosova është në fakt në një pozitë të mirë, sepse forcat e NATO-s janë të stacionuara atje. Unë nuk mendoj se dikush duhet të frikësohet se ky konflikt do të përshkallëzohet vërtet në një shkallë të gjerë. Kfor është në gjendje t’i kryejë detyrat e veta dhe do ta bëjë këtë, megjithëse sot është më i vogël në përmasa sesa në kohën time. Ka plane të nevojshme që lejojnë KFOR-in të kryejë detyrat e tij në çdo kohë, nuk shqetësohem për këtë. Kjo, e dini, ka të bëjë më shumë me imazhin e Ballkanit Perëndimor. Për atë nëse ia vlen të zbatohet shteti ligjor kur bëhet fjalë për targat dhe të pranohet rreziku i përshkallëzimit”, thotë për ai DW në gjuhën serbe.

I pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Vuçiq, se serbët në Kosovë duhet të mbrohen si me masa ushtarake ashtu edhe me ato policore, ish-komandanti i KFOR-it thotë se para se një qeveri që synon ti përkasë Evropës nuk sillet në mënyrë të tillë.

Ai po ashtu shton se para se Kosova dhe Serbia të merren me detaje teknike, duhet të merren me pajtimin mes vete

“Po, e pashë. Dhe siç e kam thënë tashmë, dënoj faktin që masat që synojnë shtetin e së drejtës përballen me kërcënime ushtarake. Kjo nuk është Evropa që unë imagjinoj. Nuk sillet kështu një qeveri që synon t’i përkasë Evropës. Në anën tjetër, më duhet të them se pala kosovare nuk duhet të zbatojë me çdo kusht sundimin e ligjit kur bëhet fjalë për targat. Duhet të merret parasysh se çfarë efekti ka kjo në të gjithë Evropën. Dhe duhet pasur parasysh se një situatë si kjo që është tani mund të përshkallëzohet pa dashje në çdo moment”, thitë ai

Komento: