Lushtaku: Nuk besoj nëdrejtësinë e Gjykatës Speciale

09:38 | 06 November 2024
ish-komandanti-i-ushtrise-clirimtare-te-kosoves:-nuk-besoj-nedrejtesine-e-gjykates-speciale


Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtaku, ka shprehur dyshimet e tij për drejtësinë e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë për krerët e UÇK-së.

Lushtaku ka kritikuar mënyrën se si po mbahet në paraburgim për katër vjet një grup i të akuzuarve për krime lufte, duke thënë se kjo nuk ka ndodhur kurrë në botë dhe se nuk ka arsye të mbahen në paraburgim për kaq shumë kohë.

‘’Së pari unë nuk besoj në në këtë drejtësi dhe jam skeptik që tëjem i sinqertë ajo që po ndodhë tashmë me krerët e UÇK-së tashmë qe 4 vite janë në paraburgim, nuk ka askund në botë. Njëi akuzuar të mbahet në paraburgim 4 vite është shumë’’, tha Lushtaku për FrontOnline.

Ai ka akuzuar institucionet e Kosovës për dështim në mbrojtjen e të akuzuarve dhe ka thënë se nuk kanë bërë asgjë për t’i mbështetur ata në procesin gjyqësor në Hagë.

‘’ Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë mjaftueshëm për ata qëpo gjykohen në Hagë, në mënyrë absolute nuk kanë bërë’’, tha Lushtaku.

Në deklaratën e tij, Lushtaku ka theksuar se, nëse krerët e UÇK-së dënohen, do të dënohet lufta e UÇK-së, populli shqiptar, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët, si dhe të gjithë ata që luftuan për çlirimin e Kosovës

‘’ Nëse rastësisht dënohen krerët, dënohet lufta e UÇK-së, dënohetpopulli shqiptar, dënohen familjet e dëshmorëve , invalidët e veteranët e ata që kanë bërë përpjekje për çlirim’ ’theksoiLushtaku.

Ai ka kritikuar ashpër institucioneve kosovare, duke thënë se asnjëherë nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur këtë kauzë, dhe ka përmendur se, ashtu siç ka ndodhur, as emrat e tyre nuk janë përmendur në momente kyçe. /FrontOnline/

 

Komento: