Po vazhojnë ftesat nga Gjykata Speciale për ish-përfaqësuesit e UÇK-së.
Ish-komandanti i UÇK-së Isni Kilaj është kontaktuar nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka bërë me dije vet Kilaj, përmes një shkrimi në Facebook.
“Të dashur ushtarë e bashkëluftëtarë të mi, sot mora Fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, deklaron Kilaj.
“Unë po e shoqëroj këtë njoftim me fjalimin tim të mbajtur në Carrallukë në vorrimin e Heroit të Kombit Imer Krasniqi!”, shkruan ai në Facebook.