Ish-krenogaciatorja Edita Tahiri kërkon të shpallet “non grata” djali i Sorosit

14:49 | 03 Nëntor 2021

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri i ka quajtur lojëra të rrezikshme takimet e Aleksandar Soros, djalin e George Sorosit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ditëve të fundit.

Sipas Tahirit, Kosova duhet ta shpallë “non grata” djalin e George Sorosit, i cili sipas saj, punoi hapur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje ne Prishtine….Lojera te rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramen dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit qe hapur punoi per ‘shkembimin e territoreve’”, shkroi Tahiri në Facebook.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të martën se Kurti e ka pritur në zyrë Aleksander Sorosin. Sipas ZKM-së, në takim “u bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian.”

Komento: