Ish kreu i OEK-ut: Çdo vendim për zhagitjen e vizave ka për sfond dialogun me Serbinë

20:46 | 13 October 2022

Berat Rukiqi: Çdo vendim për zhagitjen e vizave ka për sfond dialogun me Serbinë.

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur qëndrime eksplicite kundër liberalizimit të vizave nga asnjë vend i Bashkimit Evropian, por se ka pasur dhe vazhdon të ketë kërkesa që paketohen si teknike, por që thotë se kanë sfond dialogun me Serbinë, shkruan Reporteri.

Postimi i Rukiqit vjen pas raportimeve se Këshilli i Bashkimit Evropian ka propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Sipas Rukiqit, nëse do të ishte e gjithë çështja tek kriteret teknike, asnjë vend i rajonit s’do të kishte viza.

“Çdo vendim per zhagitje ose shpejtim te ndonje procesi, eshte arsyetu ne pjesen teknike, por ne secilen rrethane, ka qene puro politik. Sa per kritere teknike, as vendet tjera te rajonit nuk do te kishin viza, e as Bullgaria dhe Rumania nuk do te ishin anetaresu, ne kohen kur jane anetaresuar ne BE”, ka shkruar Rukiqi.

Postimi i tij i plotë:

Asnjehere, ne asnje takim, asnje vend i BE-se, nuk ka pas qendrime eksplicite kunder liberalizimit te vizave.

Por, vazhdimisht ka pas dhe vazhdon te kete vende, me kerkesa e kerkesa e kerkesa, te cilat paketohen si teknike, e ne fakt jane me sfond politik. Sfondi politik, ne rastin tone, eshte dialogu me Serbine

Asnje vendim i BE-se, per vendet e Ballkanit, perfshire ne te kaluaren Bullgarine dhe Rumanine, nuk eshte bazuar ne kritere teknike.

Çdo vendim per zhagitje ose shpejtim te ndonje procesi, eshte arsyetu ne pjesen teknike, por ne secilen rrethane, ka qene puro politik. Sa per kritere teknike, as vendet tjera te rajonit nuk do te kishin viza, e as Bullgaria dhe Rumania nuk do te ishin anetaresu, ne kohen kur jane anetaresuar ne BE.

Grupi per vizat, nuk merr vendime. Vendimet merren ne Keshillin e BE-se. Por ka edhe shume pak dite pune dhe shume pak kohe per takime, per te finalizuar nje vendim pozitiv per vizat, brenda ketij viti kalendarik.

Edhe nje zhagitje ne vendimmarrjen per vizat na fut ne ujera me te turbullta, perfshire krijimin e dy Qeverive te ekstremit te djathte ne 2 vende me peshe ne BE: Itali dhe Suedi.

Deri ne takimet e rradhes.

Komento: