Ish kreu i Qeverisë së Sllovenisë kërkon hetim parlamentar për aferën Berishaj: Edhe tri nënshkrime

09:14 | 18 January 2023

Ish-kryeministri i Sllovenisë kërkon hetim parlamentar për aferën Berishaj: Edhe tri nënshkrime.

Ish-kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka publikuar në Twitter disa raportime gazetash për skandalin e madh financiar në të cilin është implikuar edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Jansha tha se Qeveria e Sllovenisë po e kthen këtë shtet në faqet e para të gazetave jashtë vendit.

Jansha tha se nga muaji maj po presin për tri nënshkrimet që siç thotë ai, koalicioni qeverisës atje i ka premtuar për formimin e një komisioni hetimor për skandalin ku përfshihet kryeministri aktual i Sllovenisë, Robert Golob, raporton Gazeta Express.

“Me sa duket, të gjitha parlamentet e Ballkanit do të krijojnë komisione hetimore për dyshimet për korrupsion në lidhje me kompaninë GENi, para Asamblesë Kombëtare Sllovene. Që nga muaji maj, ne kemi pritur më kot tre nënshkrimet e premtuara të koalicionit Sllovenia e Re”, ka thënë Jansha.

Martin Berishaj, disa muaj pasi mori detyrën ta përfaqësojë Kosovën në Zagreb, u bë i njohur gjerësisht në Kosovë dhe rajon pasi u përmend në raportimet për një skandal të madh financiar, të lidhur edhe me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

U raportua se Golob po hetohej ndërkombëtarisht për shkak të disa transaksioneve financiare nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven, GEN-I, të cilat kishin për adresë kompaninë “MB Consulting” të Martin Berishajt në Mal të Zi.

Berishaj, përmes “MB Consulting” raportohej se kishte marrë 600 mijë euro, të cilat i kishte tërhequr të gatshme dhe supozohej se do t’ia dërgonte ato para Golobit, në mënyrë që atëherë politikani opozitar slloven t’i investonte në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.

Prokuroria Speciale në Kosovë është duke e hetuar Berishajn për pastrim parash, mosdeklarim apo deklarim të rremë të pasurisë dhe shmangie nga tatimi.

Komento: