Ish-kryeinspektori i tregut për konkursin e MTI-së: Edhe në të kaluarën ka qenë kriter ‘’fakulteti i përgjithshëm’’

08:38 | 03 April 2025
ish-kryeinspektori-i-tregut-per-konkursin-e-mti-se:-edhe-ne-te-kaluaren-ka-qene-kriter-‘’fakulteti-i-pergjithshem’’

FrontOnline  ka kontaktuar edhe Lulzim Sylën, ish-kryeinspektor i tregut për të marrë një prononcim lidhur me konkursin e shpallur nga MTI për inspektor të tregut.

Fillimisht ai tha se nuk e ka parë konkursin dhe nuk është marr më me këto gjëra.

”Nuk e di, as nuk jam duke u marr me këto gjëra. As nuk e kam parë konkursin’’, tha ai.

Ndërkohë, sipas tij edhe në të kaluarën ka ndodhur që si kriter të jetë si pikë kualifikimi ‘’fakulteti i përgjithshëm’’ pra nga gjitha njësite akademike.

‘’Ka qenë që të jetë fakultet i përgjithshëm, edhe në herën e kaluar, me aq sa e di unë’’ tha ai.

Siç tha ai është bërë shumë vite, dhe nuk po merret me këto gjëra.

‘’Por u bë shumë vite dhe nuk po merrem me këto gjëra’’, përfundoi ai.

 

 

Komento:
loading