Ish kryeministri Hoti: E dorëzuam mandatin me rritje ekonomike, që atëherë ka rënie

14:58 | 28 Shtator 2022

Hoti: E dorëzuam mandatin me rritje ekonomike, që atëherë ka rënie.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë aktuale lidhur duke konsideruar se që nga udhëheqja e tij trendi i rritjes ekonomike është në rënie.

Hoti nëpërmjet një grafike ka bërë dallimin me kohën e qeverisjes së tij duke thënë se kanë punuar shumë për të nxjerrë ekonominë nga kriza për shkak të pandemisë teksa tek Qeveria Kurti e dorëzuan mandatin me rritje pozitive ekonomike, njofton Klankosova.

“Në qeverinë e udhëhequr nga unë, kemi punuar shumë për të nxjerrë ekonominë nga kriza për shkak të pandemisë. E kthyem trendin pozitiv që në muajt e parë të vitit 2021. E dorëzuam mandatin me rritje pozitive ekonomike, me baza të mira për të vazhduar më tutje. Që nga atëherë, trendi i rritjes ekonomike është në rënie. Sigurisht shkaktarë janë edhe faktorët e jashtëm, por në politika ekonomike dhe fiskale nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës”.

“Qeveria është mbyllur plotësisht ndaj bizneseve. Nuk është mbajtur asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik për të diskutuar shqetësimet e bizneseve dhe për të zhvilluar politikat e reja ekonomike”, ka shkruar Hoti

Komento: