Ish kryeministri Hoti falënderon Edi Ramën: Shqipëria mbetet zëri ynë

17:00 | 12 October 2022

Hoti falënderon Ramën: Shqipëria mbetet zëri ynë.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpehur falënderim ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës në fjalën e tij në Këshillin e Evropës.

Deputeti Hoti vlerëson së Shqipëria mbetet zëri i shtetit tonë derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë.

Postimi i tij i plotë:

Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

Kryeministri Rama është paraqitur me një fjalim të fuqishëm sot për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Ai iu drejtua të pranishmëve duke thënë se ka ardhur momenti që Kosova të shkruhet “Kosova”, ashtu siç e ka emrin, dhe jo si “Kosovo”.

Komento: