Hoti: Inflacioni 12 për qind, masat e Qeverisë askund.
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria s’ka ndërmarrë masa ndaj inflacionit sikurse bënë vendet e tjera.
“Inflacioni 12%, masat askund, qytetarët bartin pasojat”, ka shkruar Hoti.
Ai po ashtu kritikoi Qeverinë se nuk shpenzoi paratë, për të cilat tha se u zhvlerësuan për 12%.
“Ndërkaq, në Kosovë masa substanciale nuk shihen askund, me përjashtim të shtesave në pensione dhe asistencë që janë të përkohshme. Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe akciza nuk u ulën, jo se nuk ishte e përballueshme për buxhetin, por për shkak se ishte propozuar opozita (nga LDK-ja). Si rezultat i inflacionit, shteti inkasoi shumë më tepër të hyra, të cilat nuk i shpenzoi dhe, si rezultat, ato u zhvlerësuan së paku për 12 për qind.
Hoti ka krahasuar edhe me masat që kanë ndërmarrë shtetet e tjera.
Postimi i plotë:
Inflacioni 12 për qind, masat askund, qytetarët bartin pasojat
Inflacioni mesatar në dhjetor 2022 arriti në 12%, por për disa mallra dhe shërbime elementare, ku shpenzohet shumica e buxhetit familjar, arriti në:
47 për qind për shpenzime të transportit;
39 për qind për lëndë djegëse;
31 për qind për vajra dhe yndyra;
28 për qind për qumësht; djathë e vezë;
21 për qind për bukë e drithëra;
20 për qind për mish;
18 për qind për sheqer etj.
Çfarë bënë vendet e tjera për të ulur barrën për qytetarë?
– disa i rritën pagat për normën e inflacionit,
– disa i ulën ngarkesat tatimore,
– disa i ndihmuan qytetarët pa përjashtim në përballimin e kostos së jetesës,
– në veçanti subvencionuan çmimin e gazit dhe naftës, çmimet e të cilave u rritën më së shumti dhe ndikuan në rritjen e të gjitha çmimeve të tjera.
Ndërkaq, në Kosovë masa substanciale nuk shihen askund, me përjashtim të shtesave në pensione dhe asistencë që janë të përkohshme. Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe akciza nuk u ulën, jo se nuk ishte e përballueshme për buxhetin, por për shkak se ishte propozuar opozita (nga LDK-ja). Si rezultat i inflacionit, shteti inkasoi shumë më tepër të hyra, të cilat nuk i shpenzoi dhe, si rezultat, ato u zhvlerësuan së paku për 12 për q.
Por, pushtetarët u kujdesën për një pjesë të bizneseve – ato biznese që kanë kontrata me shtetin për investime kapitale. Kuvendi e miratoi ligjin diskriminues për punët publike, me të cilin bizneset mund të rrisin çmimin e kontratave me shtetin deri në 20% për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve.
Sikur të uleshin ngarkesat tatimore dhe akciza në naftë, atëherë efektet do t’i ndienin të gjithë pa përjashtim. Nuk do të kishte pasur nevojë për këtë ligj diskriminues. Nuk do të ishin mbledhur mjete pa nevojë në buxhet, të cilat po zhvlerësohen.