Hoti: Në vend që të promovojë rrugë të reja, VV i kthehet propagandës së mashtrimit.
Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje.
Sipas tij, në vend se qeveria të promovojë rrugë të reja, ajo po i kthehet propagandës së mashtrimit, njofton Klan Kosova.
“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta”, ka shkruar Hoti.