Ish-kryeministri serb: Po të ishte gjallë Gjingjiqi, çështja e Kosovës do ishte e zgjidhur

12:03 | 12 Mars 2024
ish-kryeministri-serb:-po-te-ishte-gjalle-gjingjiqi,-ceshtja-e-kosoves-do-ishte-e-zgjidhur

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq, ka folur për vrasjen e politikanit serb, Zoran Gjingjiq. Zhivkoviq ka thënë se Serbia 21 vite pas vrasjes së ish-kryeministrit Gjingjiq ngjason me Serbinë e viteve 90-ta të shekulli të kaluar kur në pushtet ishte Sllobodan Millosheviq, Aleksander Vucic, Ivica Dacic e Aleksander Vulin, shkruan Danas, transmeton FrontOnline.

Ai ka thënë se sot në Serbi ka “më shumë para, por edhe më shumë krim”.

Zhivkoviq tutje ka thënë se nëse s’do të vritje Gjingjiqi, Serbia do të ishte shumë kohë më parë pjesë Bashkimit Evropian dhe se çështja e Kosovës do të ishte e zgjidhur.

I pyetur nëse kjo zgjidhje do të nënkuptonte që Kosova të mbetej në kuadër të Serbisë, Zhivkoviq ka thënë se kjo s’është realiste por se do të ishte një ndarje.

“Pa Gjingjiq, Serbia mbeti pa reformatorin më të madh në historinë moderne. Ai kurrë nuk kishte dëshirë të ishte lider, perandor, por të bënte gjithçka që mundi për vendin dhe qytetarët e tij”, ka thënë Zhivkoviq./FrontOnline/

 

Komento: