Ish-kryeministri suedez komenton situatën në Kosovë: S’pres përparim, as përshkallëzim të menjëhershëm

17:57 | 12 November 2022

Bildt komenton situatën në Kosovë: S’pres përparim, as përshkallëzim të menjëhershëm.

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, i cili ka shërbyer edhe si ndërmjetësues në konfliktet në Ballkan, së fundi ka folur mbi situatën në Kosovë.

Ai tha se situata aktuale në Kosovë është pjesë e një vazhdimësie të parehatisë me të cilën, sipas tij, është mësuar Ballkani.

I pyetur se telashet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë mund të jenë fillimi i diçkaje më tepër, ai dha një përgjigje të shkurtë.

“Jo domosdoshmërisht. Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë aty. Zbatimi i një marrëveshjeje të nja dy vite më parë si për targa ashtu edhe për një asociacion të komunave serbe në Kosovë. Dhe gjithashtu përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të pasur një zgjidhje më të qëndrueshme të problemit. Nuk pres një përparim të menjëhershëm. Nuk pres ndonjë përshkallëzim të menjëhershëm. Kështu është normalisht Ballkani”, tha ai për mediumin Gzero, transmeton Gazeta Express.

Ai ka folur edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se Putini ka humbur betejat në dy qytetet kryesore të Ukrainës.

Komento: