Tahiri: Ka ardhur koha që SHBA ta marrë në udhëheqje dialogun Kosovë-Serbi.
Ish- kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se është koha që SHBA ta marrë në udhëheqje ndërmjetësimin e dialogut me Serbinë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nuk mund të presim paqe të qëndrueshme dhe as marrëveshje finale, derisa Serbia mbetet pro-ruse.
Postimi i saj i plotë:
Nuk mund te presim paqe te qendrueshme dhe as marreveshje finale perderisa Serbia mbetet pro-ruse. Eshte koha qe SHBA-ja ta marre udheheqjen per ndermjetesimin e dialogut Kosove-Serbi, me perkrahjen e partnereve evropian.