Tahiri: Shtimi i prezencës se Eulex-it rrezikon ta kthejë veriun në protektorat.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, vlerëson se shtimi prezencës së Eulex-it në veri edhe pse i shërben qetësisë dhe sigurisë, rrezikon që ta kthejë në protektorat atë pjesë, gjë të cilën e synon Serbia.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo shprehet se qeveria duhet të japë shpjegime lidhur me këtë.
“Si u rrit prezenca e Eulexit në veri, a u kërkua leje nga qeveria, apo ndoshta kjo qeveri kaq lehtë dorëzon sovranitetin në veri të cilën e arritëm me shumë mund përmes dialogut të Brukselit. Në qeveritë e kaluara e shtrimë sovranitetin në veri, vendosëm policinë shtetërore në veri dhe kufirin verior, vendosëm institucionet e drejtësisë dhe të tjera, ndërsa i shuam strukturat paralele serbe”, shkroi Tahiri, duke shtuar se “është urgjente të mbrohet veriu dhe t’i rikthehet sovraniteti shtetit të Kosovës në veri”.