Ish-kryenegociatorja: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia, ky është dështim i Kurtit

11:03 | 11 Prill 2024
ish-kryenegociatorja:-nderkombetaret-s’po-e-kerkojne-njohjen-e-kosoves-nga-serbia,-ky-eshte-deshtim-i-kurtit

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri e ka quajtur dështim qeverisjen e Albin Kurtit.

Sipas saj, ky dështim erdhi pasi ndërkombëtarët po kërkojnë Asociacionin nga Kosova, por jo edhe njohjen e vendit tonë nga Serbia.

Përveç Kurtit, Tahiri e quan të dështuar edhe diplomacinë e Kosovës.

“Pse bota po kerkon asociacionin nga Kosova ndersa nuk po kerkon njohjen e shtetit te Kosoves nga Serbia – ky padyshim eshte deshtim i Kurtit dhe diplomacise sone- mjerisht!”, tha ajo përmes një postimi në Facebook. /FrontOnline.

Komento: