Ish-kryenegociatorja: Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën brenda kufijve ekzistues, do të ketë luftë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ish-kryenegociatorja: Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën brenda kufijve ekzistues, do të ketë luftë

12:31 | 18 Dhjetor 2019

Edita Tahiri thotë se do të ketë luftë nëse Serbia nuk e njeh Kosovën brenda kufijve ekzistues.

Instituti Demokratik i Kosovës po mban konferencën “Rruga drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, në një diskutim rreth së ardhmes së dialogut Kosovë-Serbi.

Në dy panele të diskutimit përfaqësues politikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave po diskutojnë lidhur me kornizën e marrëveshjes eventuale në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe përfshirjen e grave në proceset e paqebërjes.

Në njërin nga panelet është e pranishme edhe ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, e cila tha se Serbia nuk ka pasur asnjëherë sovranitet në Kosovë, përcjell KlanKosova.

“Dialogu nuk ka ndaluar për shkak të taksës, por se shteti i Kosovës ishte në rrezik”.

Sipas saj, Kosova dhe Serbia nuk janë “dy Gjermani”.

“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues, pra shtet të pavarur, do të kemi edhe luftë”.

Komento: