Ish-kryenegociatorja: Veriu po rrezikohet nga hapat e gabuar të Qeverisë Kurti

08:48 | 11 Dhjetor 2022

Edita Tahiri: Veriu po rrezikohet nga hapat e gabuar të Qeverisë Kurti.

Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri, duke thënë se kjo pjesë po rrezikohet nga hapat e gabuar të Qeverisë Kurti.

Tahiri tha se është koha që opozita t’i thotë “stop” Qeverisë.

”Veriu po rrezikohet nga hapat e gabuara të Qeverisë Kurti, koha që opozita t’i thotë stop qeverisë, nuk duhet të pres më shumë…sa nuk është bërë vonë”, ka shkruar Tahiri.

Shpërthimet dhe sulmet ndaj policisë kanë vazhduar mbrëmë në veri, ani se presidentja Vjosa Osmani dje shtyu datën e zgjedhjeve në katër komunat deri më 23 prill.

Komento: