Ish-kryenogociatori Arifi: Dinarin e solli në tavolinë arroganca e Kurtit e jo aleatët

18:03 | 28 Shkurt 2024
ish-kryenogociatori-arifi:-dinarin-e-solli-ne-tavoline-arroganca-e-kurtit-e-jo-aleatet


“Dinarin nuk na e sollën në tavolinë aleatët, por arroganca e kryeministrit Kurti”.

Kështu, po vlerëson ish-kryenegociatori Avni Arifi.

Arifi për Front Online ka thënë se kokëfortësia e kryeministrit Kurti duke mos i ndjekur rekomandimet e aleatëve ka sjellë politizimin e kësaj çështjeje.

Dhe krejt në fund për shkak të kësaj, Arifi po beson se finalja për çështjen e dinarit do të jetë ashtu siç e shohin ndërmjetësuesit e jo siç ka dëshiruar Kurti.

“Dinarin nuk na e sollën aleatët në tavolinë por arroganca e Kurtit. Të gjithë aleatët e Kosovës e përkrahin Kosovën në këtë proces dhe krejt çka është dashtë është dashtë që të ndiqen rekomandimet e miqve. Kokëfortësia e Kurtit ka sjellë politizimin e këtij procesi, dobësimin e politikës së jashtme të Kosovës karshi aleatëve dhe finalja do të jetë ashtu siç e shohin ndërmjetësuesit e jo siç ka dëshiruar Kurti”, është shprehur ndër të tjera Arifi.

Komento: