Ish-kryeshefi i IPK-së: Aksioni “Pika” nuk do të përfundojë këtu

18:13 | 14 Mars 2022

Shishani: Aksioni “Pika” nuk do të përfundojë këtu.

Ish-kryeshefi i IPK-së, Fitim Shishani beson se aksioni i sotëm në të cilin u arrestuan 48 policë dhe dy doganierë nuk ka përfunduar.

Shishani tha në Frontal të T7 se këto vlerësime i ka në bazë të përvojës së tij në IPK dhe Policinë e Kosovës.

“Në bazë të përvojes sime në këtë institucion dhe në Polici – nja tetë vjet kam punuar edhe në Polici – ky aksion nuk do të përfundojë këtu. Në bazë të vlerësimeve të mia. Nuk kam informacione sepse jam totalisht jashtë kuadratit të IPK-së, por në bazë të përvojës që kam në këtë drejtim, aksioni nuk do të përfundojë këtu”, tha ai.

Ish-kreu i IPK-së tha se numri i të arrestuarve nuk është befasues, ndërsa paralajmëroi se “mund të ketë edhe të tjerë tash”.

Ai tha se korrupsioni në PK nuk mund të çrrënjoset, por mund të zvogëlohet.

Komento: