Ish-kryeshefi i Pyjeve për subvencionimin e Qeverisë: Jemi në dhjetor, është vonë – kështu po stimulohet prerja ilegale e pyjeve

16:58 | 06 Dhjetor 2023
ish-kryeshefi-i-pyjeve-per-subvencionimin-e-qeverise:-jemi-ne-dhjetor,-eshte-vone-–-keshtu-po-stimulohet-prerja-ilegale-e-pyjeve


Ish-kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK), Muzafer Luma, thotë se Qeveria do të duhej të organizonte kompani legale për t’i furnizuar familjet me dru.

Por sipas tij, as kjo nuk funksionon tani se është vonë.

“Unë kam menduar që Qeveria i ndanë 5 milionë dhe e nxjerr tenderin dhe kompanitë e pyjeve aplikojnë, mirëpo kjo ka përfundu, tani nuk ka kohë, është dhjetori, por nëse familjes i lejohen që t’i blejnë është rrezik që të stimulohet prerja ilegale e pyjeve”, u shpreh ai.

Mundësi të vetme, Luma e sheh që blerjen e drurëve familjet ta dëshmojnë me dokument.

“E vetmja mundësi është që Qeveria kur t’i jap paret duhet me dëshmu që kur te blen le të marr dokument që ai dru është legal, nëse nuk shkojnë me kontrollimin atëherë është rrezik që të dëmtohen pyjet”, u shpreh ai për Front Online.

Komento: