Policia e Serbisë ka ndaluar ish-kryetarin e një komune.
Srecko Spasiqi, ish-kryetar i komunës së Kllokotit po mbahet në anën serbe në pikë kalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’, nga organet e sigurisë së Serbisë.
Sipas burimeve të kp-së, Spasiqi është ndaluar duke shkuar në Serbi.
Spasiqi ka qenë pjesë e Listës Serbe, ndërkohë ka kaluar në SLS e Sllobodan Petroviqit.