Ish-kryetarit i OEK: Qeveria mos të krenohet por të shqetësohet për ekonominë e Kosovës

19:08 | 18 October 2024
ish-kryetarit-i-oek:-qeveria-mos-te-krenohet-por-te-shqetesohet-per-ekonomine-e-kosoves

Njohësit e fushës së ekonomisë, janë deklaruar për “Front Online”, duke thënë se është shqetësuese gjendja ekonomike në vend.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se Qeveria s’duhet të krenohet por të shqetësohet për gjendjen e krijuar në ekonomi.

 

“Kosova ka nevojë për punësim afatgjatë, përmes stimulimeve për disa muaj nuk rritët punësimi. Qeveria s’ka arsye të krenohet për rritje ekonomike por të shqetësohet, është situatë alarmante”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Gërxhaliu thotë se veç me rritje të konsumit nuk shtohen punësimet.

“S’mund të ketë zhvillim kur s’ka investime të huaja, tkurrje të sektorit privat me rritje të konsumit nuk rritën punësimet”, vlerësoi Gërxhaliu për “Front Online”.

Komento: