Ish-legjenda e Chelseas: Hazard është i pazëvendësuëshëm

20:16 | 22 Qershor 2019

Ish-sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba ka folur për largimin e Hazardid nga klubi ku ka thënë se do ta kenë të pamundur ta zëvendësojnë me një futbollist tjetër.

Eden Hazardi u largua nga Chelsea më herët këtë muaj, duke e kompletuar transferimin e shumëpritur dhe shumëfolur të tij në Real Madrid, në një marrëveshje që mund ta arrijë shifrën prej 140 milionë eurosh, transmeton Express.

28-vjeçari u largua nga Stamford Bridge pasi i shënoi 21 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke i ndihmuar Chelseat ta zë vendin e tretë në tabelën e Premierligës dhe ta fitojë titullin e Ligës së Evropës.

Gjithsej, ai i shënoi 110 gola në 352 paraqitjet e tij për Chelsean, gjatë të cilave i fitoi dy tituj të Premierligës, një titull të Fa Cup, një titull të EFL Cup dhe dy tituj të Ligës së Evropës.

Megjithatë, largimi i Hazardit ka ardhur në një periudhë të vështirë për “Blues”, të cilët për momentin janë duke e vuajtur dënimin e FIFA-s për të mos transferuar lojtarë për dy afate kalimtare.

Christian Pulisic u soll nga Borussia Dortmund në janar, para se të huazohej përsëri te klubi gjerman deri në fund të sezonit. Ai iu bashkua skuadrës së klubit londinez këtë verë dhe besohet se do ta marrë vendin e Hazardit në formacionin e parë.

Drogba, i cili i kishte bërë 381 paraqitje gjatë dy periudhave të tij në Chelsea, thotë se përkundër që Hazardi është i pazëvendësueshëm, Chelsea eventualisht do ta gjejë mënyrën për të jetuar pa yllin e skuadrës.

“Askush s’mund ta zëvendësojë Hazardin, ai është i veçantë. Por, dikush do të vijë dhe do ta marrë përgjegjësinë. Hazardi është një legjendë në Chelsea. Kjo është jeta, ky është futbolli”, tha Drogba gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në llogarinë e tij në Instagram.

Chelsea është për momentin pa trajner, pasi që Maurizio Sarri i la ata për Juventusin, vetëm 12 muaj pasi kaloi në Londër nga Napoli. Frank Lampard pritet ta zëvendësojë Sarrin.

Komento: