Ish-lideri i protestave të 97-ës pasi vizitoi krerët e UÇK-së,: Janë brilant dhe tejet unikë

21:18 | 01 October 2022

Ish-lideri i protestave të 97-ës vizitoi sot krerët e UÇK-së.

Ish-lideri i protestave të 97-ës, Muhamet Mavraj në 25 vjetorin e tyre ka vizituar në Hagë krerët e UÇK-së, ku pas takimi ka thënë se, ata janë brilant në çdo pikëpamje dhe tejet unikë.
Kështu ka deklaruar Mavraj, përmes një postimi në Facebook, ku përveç tjerash ai ka shtuar se krerët e UÇK-së: “I nderuam dhe na nderuan jo vetem per 25 vjetorin e 1 tetorit 1997”, shkruan lajmi.

Postimi i plotë:

Takimet u kryen ketu ne Hage. I nderuam dhe na nderuan jo vetem per 25 vjetorin e 1 tetorit 1997. Jane brilantë ne cdo pikepamje. Dhe, tejet unikë.

Per ata qe e kane projektuar harrimin e tyre dhe ngritjet lart mbi fatin dhe kurrizin e ketyre burrave, dy fjale:

duke i mbajtur kaq kot e kaq padrejtesisht strateget e lirise, ky vend ketu po behet e kunderta, vend pelegrinazhi ku s’ben pa shkuar se paku nje here.

Komento: