Ish-sulmuesi i Barcelonës, Carles Perez thotë se nuk e meritoi të largohet nga klubi.
Tani në Romë, anësori i ri foli për situatën e tij aktuale dhe dha detaje për atë që ndodhi me Blaugranët.
“Që kur isha lojtar i të rinjve, unë kisha oferta të largohesha nga Barcelona, disa prej tyre nga Anglia”, i tha ai EFE, përcjell lajmi.
“Edhe kur isha te Barcelona B kam pasur oferta nga skuadrat e mëdha dhe gjithmonë kam thënë jo sepse kam dashur të shkoj në ekipin e parë [Barcelona]”.
“Atëherë unë i kisha mundësitë e mia dhe mendoj se i shfrytëzova më së shumti prej tyre. Në fakt, madje kam marrë një kontratë si një lojtar i ekipit të parë”.
”Jam befasuar kur pashë vendimin e tyre për të më larguar. Mendoj që nuk e kam merituar”, potencoi Perez.