Ish-lojtari i Liverpoolit bëhet me skuadër të re

00:01 | 09 Gusht 2019

Ish-lojtari i Liverpoolit tashmë është bërë më skuadër të re.

Skuadra e Atalanta është afër që të sigurojë një përforcim të madh për sezonin e ri.

‘ANSA’ raporton se Martin Skrtel është në rrugë të mirë për t’iu bashkuar skuadrës së Atalanta.

Marrëveshja mes dy palëve pritet të arrihet gjatë këtij vikendi, dhe nuk pritet të ketë telashe, pasi lojtari është pa skuadër.

Sezonin e kaluar ai luajti me gjigantin turk, Fenerbahce, ku kishte kaluar tri sezone.

Pjesën më të mirë të karrierës Skrtel ka pasur në Liverpool, ku luajtur mes viteve 2008-2016, për të regjistruar 300 paraqitje.

Ai do të jetë ndihmë e madhe për Atalantan, skuadër që këtë edicion debuton në Ligën e Kampionëve.

Komento: