Ish lojtari i Milanit bëhet biznesmen, investon 46 milionë euro

12:01 | 25 Prill 2019

Tifozët e Milanit me siguri do të kujtojnë Keisuke Honda, i cili luajti për rossonerët nga janari 2014 deri në qershor 2017 dhe bëri 92 paraqitje, duke shënuar 11 gola për klubin.

Lojtari japoneze aktualisht luan për Melbourne Victory në Australi, por gjithashtu po punon në fushën e sipërmarrjes.

Siç u zbulua nga Calcio e Finanza, 32-vjeçari ka hyrë në një partneritet me aktorin dhe këngëtarin Will Smith dhe partnerë të tjerë të rëndësishëm, si Stanford University, për organizatën eSports Gen.G, duke bërë një investim të përgjithshëm prej 46 milion dollarë.

“Unë jam i kënaqur që Fondi i Dreamers ka investuar në Gen.G. Në Japoni, eSports nuk janë ende shumë të famshme por ne kemi vërejtur një rritje të pabesueshme në këtë territor dhe mbarë botën, gjë që është vërtet pozitive”, tha Will Smith.

“Ne vendosëm të investonim në Gen.G për të sjellë ekipin e tyre të pabesueshëm dhe vizionin e tyre në krye të industrisë.

Ne shpresojmë që të punojmë së bashku me Gen.G për të shtyrë industrinë eSports në të gjithë botën”, shtoi ish-lojtari i Milanit. /ORAinfo/

Komento: