Ish-lojtari i Milanit e “qon në qiellin e shtatë” Juventusin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ish-lojtari i Milanit e “qon në qiellin e shtatë” Juventusin

21:51 | 10 Shkurt 2019

Mesfushori i Sassuolo, Manuel Locatelli vlerësoi lartë Juventusin pas fitores 3-0, duke këmbëngulur se ata teknikisht janë më të mirët në Seria A përcjell ORAinfo.

Fitorja e ekipit bardhezi ia siguroi atyre kryesimin në krye të tabelës së Serie A.

Locatelli kishte fjalë të mëdha për Massimiliano Allegri, duke pranuar se ata janë një nivel më lart se rivalët e tyre.

“Ne filluam shumë mirë, por u larguam pas golit të tyre,” i tha ai Sky Sport Italia.

“Ishte një provë e mirë për ne por është një humbje e rëndë.

“Juventusi është patjetër më i mirë se të tjerët në Itali. Teknikisht, nuk ka krahasim me të tjerët. Urime për ta “, ka thënë ish futbollisti i Milanit./ORAinfo/

Komento: