
Ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Fatmir Koci, ka thënë se janë mbledhur sot për t’i thënë jo padrejtësive.
Nga protesta në Hagë, ai ka thënë se UÇK nuk ishin as agresori e as pushtuesi.
Sipas tij, pas gjithë sakrificës që UÇK-ja bëri për të sjellë lirinë, sot po gjykohet padrejtësisht.
“Kriminelët serbë nuk janë dënuar, nuk po gjykohen e nuk janë prekur nga askush. Sot ata që mbrojtjen popullin, po gjykohen padrejtësisht”, ka thënë ai. /Gazeta10