Ish luftëtari i UÇK-së, Uk Lushi ka shkruar rreth gjykimit të përfaqësuesve të UÇK-së nga Specialja.
Sipas Lushit, nëse Specialja nuk liron Gucatin e Haradinajn. atëherë do të vërtetohet se është gjykatë politike, e njëanshme dhe e korruptuar.
Postimi i plotë:
Nëse Dhomat e Specializuara nuk lirojnë përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj menjëherë, kjo do të vërtetojë që Gjykata Speciale është mu si e vlerësoi Haradinaj atë sot para gjykatësit: politike, e njënashme dhe e korruptuar.
Gjykata Speciale dhe Prokuria kanë detyrën të ruajnë dosjet dhe janë përgjegjëse pse kanë lejuar rrjedhjen dhe/apo vjedhjen e dosjeve. Pse Gjykata dhe Prokuroria nuk mbahen përgjegjese për detyrimet e tyre?! Kush nga Specialja e pakta e humbi punën për dosjet e dalura?!
Shumica e veprimeve dhe sjelljeve të Speciales dhe sidomos Prokurorisë Speciale deri më tani janë brengosëse. Nëse nuk kthehet profesionalizmi juridik, Specialja ngadalë është duke u shndërruar në farsën më të turpshme të historisë juridike të botës.
Specialja është formuar të vërtetojë ose hedhë poshtë akuzat e Dick Martyt dhe jo të provojë t’u sigurojë rroga gjykatësve, prokurorëve, avoketërve dhe stafit ndërkombëtar, të cilët hanë në bythën e tragjedive të luftërave të ballkanasve më shumë se dy dekada tashmë.
Drejtësia nuk është vend pune dhe shantazh i përjetshëm derisa të pensionohen llaskucët ndërkombëtar të cilët nuk mund gjejnë punë të mira dhe të paguara mirë në sistemet e shteteve të tyre.