Ish-luftëtari po përballet me një sëmundje të rëndë, ja ҫfarë bëri Haradinaj për të

14:26 | 24 December 2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk po i ndal aktivitet e tij.

Sot ai ka vizituar ish-luftëtarin Avni Hyseni, i cili prej një kohe të gjatë gjendet i shtrirë në QKU.

Haradinaj tha se duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, ka falënderuar po ashtu stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve të tjerë.

Ndryshe familjarët e Avniut janë duke kërkuar ndihmë financiare për shërimin e tij jashtë vendit.

Postimi i Haradinajt:

Sot vizitova mikun tim dhe luftëtarin e lirisë, Avni Hysenin, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë. Duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, falënderova stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve tjerë.

Komento: