Ish-mesfushori argjentinas befason me deklaratën e tij për Messin

18:30 | 11 Prill 2019

Argjentinës edhe njëherë i është kthyer ylli i kombëtarës, Lionel Messi.

Pas largimit nga Argjentina në verën e kaluar, Leo Messi ka vendosur të rikthehet edhe një herë në Kombëtare.

Por, ish—mesfushori argjentinas, Hector Enrique, ka thënë se ylli i Barcelonës nuk mund të arrijë në nivelin e Diego Maradonës në Kombëtare.

“Fatkeqësisht, Messi e ka pasur një periudhë të vështirë me ekipin Kombëtar. Shpresoj që në Kupën e Botës të radhës do ta ketë fatin që e kishim ne, por Messi nuk do ta arrijë asnjëherë nivelin e Maradonës”, ka thënë Enrique për “Ataque Futbolero”.

“Ajo që unë e dua është që Messi të luajë. Nëse ai nuk kalon mirë me skuadrës, është më mirë të mos vijë fare”.

Messi do të kthehet në ekipin kombëtar të Argjentinës për turneun Kupa e Amerikës këtë verë, kur do ta ketë mundësinë ta fitojë një trofe të rëndësishëm për vendin e vet.

Komento: