Ish-ministrat nuk i përgjigjen, Besnik Bislimi në takim vetëm me guvernatorin e BQK-së

12:16 | 21 Prill 2020

Ish-ministrat e Financave nuk i janë përgjigjur fare ftesës së ministrit aktual Besnik Bislimi për një takim ku do të diskutohej për Pakon Emergjente me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë nga goditja e pandemisë.

Por, Bislimi tashmë është në takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, i cili ishte i vetmi që iu përgjigj pozitivisht ftesës, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, Bislimi tha se me disa nga ish-ministrat ka biseduar në telefon dhe se i kanë thënë se nuk mund të shkojnë.

“Ahmet Shala ka qenë jashtë vendit, Bedri Hamza e ka konfirmuar se s’mund të vijë”.

Ndërsa, me Avdullah Hotin nga LDK-ja nuk ka mundur të kontaktojë për të marrë ndonjë përgjgije.

Edhe pse Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me ish-ministrat për të mësuar arsyen e refuzimit të pjesëmarrjes, ata s’kanë qenë të qasshëm.

Komento: