Ish-ministri i Financave: Qeveria e Kosovës s’ka vullnet politik të bashkëpunojë me Shqipërinë

19:38 | 28 November 2024
ish-ministri-i-financave:-qeveria-e-kosoves-s’ka-vullnet-politik-te-bashkepunoje-me-shqiperine


Ish-ministri i Financave, Haki Shatri vlerëson për “Front Online” se Kosova duhet ta stimuloj importin nga Shqipëria e ta dekurajoj nga Serbia.

Sipas Shatrit, vullneti politik mungon që të rritet bashkëpunimi.

“Shteti duhet ta stimuloj më shumë importin nga Shqipëria e ta dekurajoj nga shteti serb, por po mungon vullneti politik se s’kemi as raporte normale”, shprehet Shatri.

Shatri thotë se dy shtetet duhet t’i lehtësojnë procedurat për qarkullim në kufij për lehtësimin e tregut.

“Shteti duhet t’i lehtësoj disa procedura për qarkullimin në kufij për me i heq disa pengesa formale. Eksporti dhe importi varen nga çmimi i tregut dhe kërkesa për ato mallra që importohen e eksportohen prej vendeve përkatëse”, thotë Shatri.

Komento: