
Ish-Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë i është rikthyer Fakultetit Ekonomik. Besim Beqaj është rizgjedhur sot profesor i asocuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, raporton Express.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Senatit të UP’së.
Beqaj ka qenë Ministër i Inovacionit gjatë Qeverisë Haradinaj. Ai u shkarkua nga kjo pozitë nga kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, i cili vendosi që të shkarkojë personat me aktakuza nga pozitat udhëheqëse.
Ai ka qenë i akuzuar në rastin “Pronto”, mirëpo i njëjti u lirua nga akuzat nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Beqaj akuzohej se së bashku me ish-deputetin e PDK-së, Adem Grabovcin kanë tentuar të krijojnë privilegje apo përparësi në bazë të përkatësisë politike për pozitën e drejtorëve në bordet e ndërmarrjeve publike Trainkos dhe Infrakos.