Ish-ministri i Jashtëm: Kosova mund t’i humb 900 milionë € nga BE-ja

16:42 | 02 Korrik 2024
ish-ministri-i-jashtem:-kosova-mund-t’i-humb-900-milione-e-nga-be-ja

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, për FrontOnline, potencon se qytetarët e Kosovës duhet të informohen se çfarë plani të sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes ka kryeministri Kurti, duke shprehur shqetësimin se Kosova mund të i humbas rreth 900 milion euro si mbështetje nga BE.

‘’Qytetarët e Kosovës dhe Kuvendi duhet te informohen se çka është ky plan i sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes, ku pranimi i tij duket se është dëmshëm dhe mospranimit i tij, është po ashtu i dëmshëm sepse Kosova mund ti humb rreth 900 Milion Euro mbështetje nga BE! Kjo është çfarë mua me është thëne këto dite nga disa miqtë ne Bruksel dhe mendoj se për ketë duhet te informohet opinioni publik!’’ thotë ai.

Komento: